(VIDEO) Arsovska drejtorëve të VMRO-së: Dorëhiquni ose do t’ju shkarkoj, thellohet përçarja

by admin
Spread the love

Edhe sot vazhduan dorëheqjet e drejtorëve nga radhët e VMRO-së, në kuadër të Qytetit të Shkupit. Ndërsa, hesapet mes vete po i pastrojnë përmes statuseve në Facebook. I zhgënjyer nga kryetarja Danella Arsovska, sot dha dorëheqje nga posti edhe drejtori i Ndërmarrjes Publike “Parkingu i Qytetit”, Bojan Hristovski.

Bojan Hristovski, ish drejtor i NP “Parkingu i qytetit” 

“Për shkak të mosinteresimit të personit të parë të qytetit për nevojat e Shkupit dhe parkingjeve të qytetit, si dhe për shkak të zvogëlimit drastik të mbështetjes së projekteve që sot po i realizojmë me mjetet tona, parashtroj dorëheqjen time të parevokueshme nga pozita e ushtruesit të detyrës së drejtorit të N.P. ‘Parkingu i Qytetit’”.

Dorëheqjes së tij ju bashkua edhe drejtori i deponisë Drislla, Jane Micevski.

Jane Micevski, ish drejtor i Drisllës            

“Më duhet të theksoj  mospasjen e koordinimit dhe qasje me kryetaren Arsovska edhe krahas shumë tentimeve që kjo të ndryshoj. Drislla po përballet me problem serioz me faturat e rrymës të cilat janë goditje serioze për Ndërmarrjen e për fat të keq ndërmarrja nuk ka marrë asnjë mbështetje nga Qyteti i Shkupit. Prandaj, unë sot jap dorëheqje të parevokueshme nga posti, personi i parë i Drisllës”.

Danella Arsovska  reagoi pas këtyre dorëheqjeve. Ajo përmes një shkrimi në Facebook ka bërë të ditur se personalisht iu ka ofruar drejtorëve që vet të dorëhiqen, në të kundërtën të njëjtit do të shkarkoheshin.

Danella Arsovska, kryetare e Qytetit të

“Për shkak të punës joadekuate, mosdhënies së rezultateve dhe mosrespektimit të udhëzimeve të Qytetit të Shkupit, drejtorët kanë marrë ofertë për dorëheqje ose shkarkim”.

Një ditë më parë, Arsovska njoftoi se që më 9 shtator ka shkarkuar drejtorin e “Ujësjellësit dhe Kanalizimit”, Zlatko Perinskin. Ndërsa në të njejtën ditë, dha dorëheqje sekretari i përgjithshëm i Qytetit të Shkupit, Gjoko Vellkovski. Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, në një paraqitje për media konfirmoi përçarjet mes VMRO-së dhe kryetares së Qytetit të Shkupit, të cilën kjo parti e kishte përkrahur në zgjedhjet lokale.

Emine Ismaili /SHENJA/

You may also like