(VIDEO) Arrestohet një 37 vjeçar, kishte në çantë 5 kilogramë heroinë

by admin
Spread the love




Gjatë mbrëmjes së djeshme në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup,  zyrtarë policorë të Departamentit të Policisë Kriminale është sekuestruar pesë kilogramë  heroinë në vlerë prej 200 mijë eurove. Nga MPB informojnë se   është arrestuar 37-vjeçari A.O. nga Gostivari.

ZËDHËNËSI I MPB-SË

“Të njëjtit i janë gjetur rreth pesë kilogramë heroinë me vlerë të rreth 200 mijë eurove, të cilën e mbante në një çantë shpine. Nga kontrolli në çantën e shpinës u gjet heroina, e cila ishte e paketuar në nëntë pako. A.O. është i privuar nga liria”.

Ministria e Punëve të Brendëshme bënë të ditur se heroina e gjetur është konfiskuar, ndërsa A.O është privuar nga liria dhe gjatë ditës do të  parashtrohet kallëzim  penal përkatës, nga ana e Prokurorisë Themelore  Publike Shkup.

MPB thotë se me të gjitha mekanizmat shtetërorë do ta vazhdojë  luftën kundër pordorimit dhe shitjes së  lëndëve narkotike.

Samir Mustafa /SHENJA/


You may also like