(VIDEO) Antikorrupsioni: 710 ish funksionarë do të gjobiten, nuk dorëzuan fletë anketuese

by admin
Spread the love

Kryetarja e Antikorupcionit  Biljana Ivanovska ka deklaruar se  janë  kostatuar 710 raste të mosparaqitjes së listës anketuese për gjendjen pronësore , dhe këtyre subjekteve do t’u lëshohen urdhërpagesa kundërvajtëse. E para e Antikurrupsionit  sqaron se ekzistojnë  personat të cilët nuk kanë dorëzuar pyetësor tek oficerët e Antikorrupsionit brenda afatit ligjor prej 30-ditësh pas përfundimit të detyrës.

BILJANA IVANOVSKA- KRYETARE E ANTIKORUPSIONIT

“Kjo do të thotë se po punohet në të gjitha këto raste, sigurohen të dhëna aty ku mungojnë, duke pasur parasysh se në Gazetën Zyrtare ka të dhëna vetëm për emër dhe mbiemër, nuk ka numra amëz, prandaj, për të gjithë këta persona do të përgatiten urdhërpagesa, gjegjësisht do të fillojë procedura kundërvajtëse edhe më tej nëse nuk i paguajnë urdhërpagesat”.

Ajo më tej sqaron se ashtu  siç do të përfundojnë lëndët të cilave u referohen, ashtu edhe do të publikohen dhe ndaj të gjithë personave, për të cilët është konstatuar se nuk e kanë përmbushur obligimin ligjor, për të dorëzuar pyetësor në Komisionin në afatin e përcaktuar ligjor, do të shqiptohet urdhërpagesë për kundërvatje.

Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like