(VIDEO) Anketë: Të rinjtë duan të ikin nga Maqedonia e Veriut

by admin
Spread the love

Në Maqedoninë e Veriut çdo i treti i rinjë dëshirohet të largohet nga vendi, kështu tregon një hulumtim i bërë nga Agjensia për Rini dhe Sport, i realizuar nga janari deri në mars të vitit 2022.

Të njejtën gjë e theksojnë edhe disa qytetarë të intervistuar për televizion Shenja, të cilët deklarojnë se nuk shohin këtu prespkektiv dhe nuk kanë kushte të mirë për të jetuar dhe punuar këtu.

Në një hulmtim të bërë nga Agjensia për Rini dhe Sport, çdo i treti në Maqedoninë e veriut dëshiron të largohet nga vendi, poashtu edhe disa persona të cilët i intervistuam televizioni Shenja, theksuan se dëshirojnë të largohen nga këtu sepse nuk shohin perspektiv në të ardhmen e tyre.

QYTETAR

“Do të ja lëshoja vendin, sepse prej sportit tek secila lëmijë është shumë keq, ktë kush luan futboll në reprezancionin e Maqedonisë së veriut janë të korruptuar ose ata që kanë para, ndërsa talentet ose ata që luajnë me dëshirë dhe vullnet ata nuk I shohin, ata çka do të paguajnë do të luajnë ndërsa të tjerët do të ulen në stol ose do të shikojnë nga anash”.

QYTETAR

“Po normal që kisha dale sepse këtu nuk ka aq kushte të mira, pagat janë më ulëta këtu edhe për mësim atje më mire meson”.

Një qytetarë tjetër I ri deklaron   se nuk  do të lëshonë vendin  edhe pse nuk tregoi ndonji arsye për një vendim të tillë.

QYTETAR

“Jo”, sedi.

Ndërsa Nusret Daci i cili ka jetuar jashtë vendit e tani jeton këtu, bënë apel për të gjithë të rinjët që mos të lëshojnë vendin dhe porosit që të punojnë dhe veprojnë këtu.

QYTETAR

“Un kisha tënë që të rinjët most ë dalin jashtë, por të qendrojnë këtu sepse është më së mirti të jetojmë, sepse jashtë jamë prej fëmijërisë , nuk ka të ardhme të mirë atje si këtu, këtu I ke të ardhmet më të mira, këtu e ke familjen afër, nuk I mërzit të familjes”.

Ndërkaq nga  hulumtimi i  Agjencisë për Rini dhe Sport rezultatet  tregojnë se 68.4 për qind e të anketuarve kanë qëndrim negativ edhe ndaj arsimit dhe gati 30 për qind e shohin problem tek stafi mësimdhënës, që sipas tyre e konsiderojnë të planifikuar dhe të pa interesuar.

Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like