(VIDEO) Anketa, VMRO me riting dyfish më të lartë se LSDM

by admin
Spread the love

Anketa e fundit e IPSOS, e realizuar në korrik dhe e porositur nga VMRO DPMNE, tregon se partia opozitare maqedonase ka rejting dyfish më të lartë se sa partia maqedonase në pushtet LSDM. Sipas kësaj ankete, VMRO DPMNE ka mbështetjen e 19.7% të qytetarëve, LSDM 9.5%, BDI 6.2%, Levica 5.9% dhe Aleanca për Shqiptarët 2.8%.

Megjithatë më shumë se gjysma e të anketuarve nuk kanë dhënë mbështetje për asnjërën parti. Prej tyre 22.5% thonë se akoma nuk kanë vendosur për kë do të votojnë, 17% refuzojnë të përgjigjen, ndërsa 12% thonë se nuk do të votojnë fare.

ANKETA E IPSOS

VMRO DPMNE                    19.7%
LSDM                         9.5%
BDI                             6.2%
LEVICA                                   5.9%
ASH                            2.8%

 

ANKETA E IPSOS

NUK KANË VENDOSUR                  22.5%
REFUZOJNË TË PËRGJIGJEN         17%
NUK DO TË VOTOJNË                     12%

 

Në kuadër të kësaj ankete qytetarët janë pyetur edhe për propozimin francez, i cili u miratua në Kuvend këtë korrik. 58% e qytetarëve janë shprehur kundër propozimit francez, ndërsa 26% e kanë përkrahur këtë propozim.

Por sipas LSDM-së, anketa është e kurdisur dhe i shërben vetëm Hristijan Mickoskit për të mbajtur kolltukun e kryetarit të VMRO DPMNE-së.

LSDM
“Anketat e kurdisura, njësoj sikurse referendui, shërbejnë vetëm për përdorim personal brendapartiak të Mickoskit. Asgjë nuk mund ta fshehë faktin se Mickoski i cili vetë u deklarua si politikan anti-BE, po punon në dëm të interesave shtetërore dhe nacionale”.

Anketa është realizuar nga 1 deri më 18 korrik të vitit 2022, ndërsa janë anketuar 1.014 persona me modelin reprezentativ në gjithë vendin. /SHENJA/

You may also like