(VIDEO) Angellov: Gjendja me zjarret në vend është shumë serioze

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Edhe pse gjatë ditës së sotme është vetëm një zjarrë aktiv, përreth  rrugës që të dërgon nga Ohri deri në Resnjë, përsëri vazhdon të jetë gjendja serioze sa i përket zjarreve në vend. Kështu thekson drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov. Ai thotë se nuk është koha për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme, sepse zjarrfikësit me ndihmë edhe të qytetarëve kanë reagur në kohë dhe nuk kanë lejuar që zjarret të përhapen më shumë. Sipas tij  vetëm  gjatë 24 orëve të fundit janë shuar 12 zjarre.

STOJANÇE ANGELLOV, DREJTOR I QENDRËS PËR MENAXHIM ME KRIZA

“Ekipet e Njësitit Territorial Zjarrfikës – Ohër, Shoqëria Vullnetare Zjarrfikëse, njësitet të vetëqeverisjes lokale dhe banorët e zonës janë edhe sot në terren dhe po ndërhyjnë në një zjarr  në malin ndërmjet fshatit Vapilë dhe fshatit Rasino, ku digjet një pyll i degraduar dhe një pyll me pisha dhe dushqe. Forcat e subjekteve, institucionet ndahen në dy grupe, një grup niset nga fshati Vapila, ndërsa grupi tjetër nga fshati Rasino”.

Ai sqaroi se zjarri është në terrene të vështirë dhe po intervenohet nga të gjitha anët.  Angellov infromon se në ndihmë për shuarjen e zjarrëve,   kanë  2 helikopter nga Ushtria e Maqedonisë së Veriut dhe 2 helikoper nga Policia, ndërkaq vetëm njërin momentalisht  e shfrytzojnë sepse tjetri për momentin është dërguar për kontroll teknik.

Angellov thotë se  posedojnë 60 cisterna, të cilët kanë pompat e tyre dhe 45 të tjerapa pompë.

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, përsëri bëri apel për të gjithë qytetarët që frekuentojnë hapsirat malore, të kushtojnë shumë vëmendje sepse një cigare e ndezur mund të kushtojë shumë.

Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like