(VIDEO) Analistët: Rusia do ta humbë këtë luftë!

by admin
Spread the love

Lufta Ukrainë-Rusi, ishte tema  që u diskutua në emisionin debativ në televizionin Shenja, ku ishin të ftuar analisti Mersel Bilalli, Menderes Kuçi  nga i Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perendimore dhe gazetari i TRT- World, Abdylvehap Ejupi.

Analisti Bilalli ka vërejtur një mangësi tek Evropa, pasi siç tha ai,  nuk e trajtoi në mënyrë serioze dhe të duhur këtë çështje.

MERSEL BILALLI, ANALIST POLITIK

“Duket se sulmuesi tash është nervoz. Ka pritur rezultate shumë të shpejta. Ditët në vijim do të jetë në drejtim të shthurjes së moralit por në anën tjetër në pjesën perëndimore, siç e dijmë në mes të Ukrainës në mes kalon një lum i madh që quhet Nepa. Shembull Ukraina Lindore mbi 90% përbëhet prej ortodoksëve. Pjesa perëndimore, rreth 20% është katolike, megjithatë ajo nuk reflektohet në ndjenjën etnike”.

Sipas Menderes Kuçit, humbësi më i madh do të jetë Rusia edhe në humbje të ushtarëve edhe në reputacion edhe në aspektin ekonomik.

MENDERES KUÇI,  ODA EKONOMIKE E MAQEDONISË VERI-PERENDIMORE

“Qëllimi i Putinit dhe kalkulimi i tij ka qenë sa jam i gatshëm si superfuqi që duhet të jem, të kem një vend të caktuar të shpenzojë për një marketing të munguar të personalitetit të vet dhe të një imperie që mendon se ishte dikur Rusia dhe e humbi fatkeqësisht gjatë periudhës së shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik dhe pozitave në arenën ndërkombëtare. Aq më tepër një karizëm të tillë siç ka arritur ta ndërojë Putini pa llogaritur koston e caktuar”

Për shkak të kompleksitetit të marëdhënieve me të dyja vendet, Turqia po ndjek qëndrim parimor, u shprehë gazetari i TRT-World, Ejupi.

ABDYLVEHAP EJUPI, GAZETAR I TRT WORLD

“Nga ana tjetër lë një hapësirë për Rusinë, që Turqia të jetë një aktor i cili siguron se çdo luftë përfundon në tavolinë. Dhe Turqia është duke përgatitur këtë tavolinë dhe veçanërisht Zelensky dhe Ukraina insiston që kjo marrëveshje e paqes fillimisht me armpëushim dhe pastaj marrëveshje të paqes mes liderëve të organizohet në Turqi dhe në këtë drejtim lëviz Turqia”

Ai më tej deklaroi se mbi 7 milionë turistë rus në vit vizitojnë Turqinë dhe mbi 10 miliardë dollarë i lënë ekonomisë turke. Dhe në këtë aspekt ngjashëm është edhe me Ukrainën.

Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like