(VIDEO) Ambulancat e mbushura me të sëmurë, lloje të ndryshme virusesh në ofensivë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Nga mostrat e marra nga personat e sëmurë, është vërtetuar se një numër i madh i tyre janë pozitivë në Covid-19, të tjerët  në virusin e gripit, të tjerët në adenoviruse dhe pjesa tjetër për virusin sincicial respirator. Instituti për shëndet publik ka informuar se në dhjetor viruse të ndryshme gjetën kushte për përhapjen e tyre, disa prej tyre të harruara gjatë viteve të pandemisë. Në një javë janë regjistruar 58 raste me grip dhe 195 me Covid-19. Në spital ndodhen 17 pacientë me Covid 19, 10 prej të cilëve janë në mbështetje oksigjeni dhe një në aparate të respiratorit.

Tani kur më pak se 200 raste me Covid-19 konfirmohen në baza javore, ambulancat janë të mbushura plot me pacientë që ankohen për temperaturë, kollë, teshtitje, rrjedhje hundësh, dhimbje gjoksi, dhe dhimbje muskujsh.

Analiza e fundit javore e Institutit të Shëndetit Publik tregon se janë regjistruar 58 raste të gripit. Nga materiali i ndarë i marrë nga personat e sëmurë, një numër i të cilëve është testuar edhe për Covid.Nga 11 mostrat që u testuan për virusin respirator sincicial, 6 ishin pozitiv, ndërsa 2 të tjerë pozitiv në Adenovirus.

Për të gjitha këto sëmundje të frymëmarrjes, mjekët rekomandojnë vitamina, minerale, çajra, fruta, ushqimin e duhur, ilaçe për të ulur temperaturën kur ajo është e lartë dhe antibiotikët shmangen nëse mjeku nuk përcakton rrezikun e infeksionit bakterial.

Parandalimi është i njëjtë si për Covid-in – mbajtja e distancës mes njerëzve, mos prekja e objekteve që mund të kenë qenë në kontakt me një të sëmurë, larja e duarve me sapun dhe ujë për të paktën 20 sekonda, mbajtja me vete e dezinfektuesit. Natyrisht, maska ​​mbron nga viruse të ndryshme si dhe nga korona dhe rekomandohet përdorimi i saj në vende ku nuk mund të ruhet distanca mes njerëzve.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

You may also like