(VIDEO) Ambasadorët: Korrupsioni në Maqedoninë e Veriut është i përhapur kudo

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Është shkatërruese ardhja e ekipit nga Uashingtoni, kjo do të thotë se ne nuk i kemi kryer ashtu siç duhet detyrat tona. Kështu e komentoi kryetarja e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska, ardhjen e ekipit nga SHBA-të për hetimin e funksionarëve të korruptuar në vend. Sipas saj, të gjitha indikacionet dhe rekomandimet që i kanë marrë nga faktorët e huaj nuk janë marrë seriozisht dhe për këtë arsye ekipi amerikan ndodhet në Maqedoninë  e Veriut.

Biljana Ivanovska, Kryetare e Anti-Korrupsionit

“Në periudhën e ardhme do të sqarohen të gjitha këto dilema, pse dhe si kanë ardhur, për ne është shkatërruese pasi nuk I kemi mbaruar të gjitha detyrat e shtëpisë. Korrupsioni i lartë do të jetë I vështirë për t’u çrrënjosur, por nëse ka qëllime të sinqerta, atëherë mund të ketë optimizëm se do të ndryshojë diçka”

Ivanovska nënvizoi se reagimi I SHBA-së është i logjikshëm duke pasur parasysh, siç tha ajo, milionat e shfrytëzuara për trajnimin e prokurorëve, gjyqtarëve dhe institucioneve. Ajo thotë se SHBA mendon se kjo situatë wshtw edhe një disfatë për politikën.

Biljana Ivanovska, Kryetare e Anti-Korrupsionit

“Nëse vjen një ekip nga Amerika, kjo do të thotë se është arritur fundi në atë nivel. Dhe ata nuk i pranojnë të gjitha gënjeshtrat që ne i servirim, në kuptimin që ne po lufotjmë korrupsionin. Prandaj erdhën me sy e vesh për të parë se ku janë shpenzuar ato para”

Si vend serioz dhe kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, Ivanovska tha se, Maqedonia e Veriut ka probleme me sistemin gjyqësor dhe është e nevojshme të zgjidhet ky problem.

 Biljana Ivanovska, Kryetare e Anti-Korrupsionit

“Ata neve na japin njëlloj nxitje dhe na ndihmojnë për të tejkaluar atë problem dhe për të ecur më lehtë drejt rrugës evropiane”

Anëtarët e Anti-korrupsionit thanë se me ardhjen e ekipit amerikan do të ushtrohet persion mbi institucionet dhe do të veprojnë seriozisht sipas ankesave të Komisionit dhe nismave të tyre.

Lidhur me atë se a do të kenë takim me ekipin nga Uashingtoni, Ivanovska tha se ende nuk ka  informacione të sakta nëse do të takohen apo jo.

Linda Ebibi /SHENJA/

You may also like