(VIDEO) Alternativa vazhdon bisedimet e brendshme për të qenë ose jo pjesë e Qeverisë

by admin
Spread the love

Partia Alternativa po zhvillon diskutime të brendshme, para mbledhjes së Kuvendit Qendror, që do të mbahet të martën . Zëdhënësi Orhan Murtezani,  thotë se po i diskutojnë dy opsione, të hyjnë në Qeveri, apo të mbeten në opozitë.

Orhan Murtezani, zëdhënës i Alternativës

“Gjithëçka që është vendosur tani, ashtu siç paralajmëroi kryetari Afrim Gashi pas takimit me kryeministrin, janë diskutime të brendshme, do të kisha thënë diskutime serioze, para sfidës të cilën ndodhemi dhe vetëm pasi ti kemi peshuar të gjitha argumentet dhe të konsumohet gjithë ai diskutim, atëherë në mbledhje të kryesisë do të diskutohet për të dy opsionet, në qoftë se kryesia do të jep dritë jeshile për të filluar bisedimet dhe kjo duhet të kulmoj pastaj me vendimin e Kuvendin Qendror dhe variant tjetër është të ngelemi në opozitë”.

Murtezani më tej thotë se do të zgjedhin atë opsion që është në dobi të shqiptarëve dhe të partisë Alternativa.

Orhan Murtezani, zëdhënës i Alternativës

“Të dyja opcionet janë të barabarta në tavolinë dhe diskutohet seriozisht për të dyja opcionet. Vetëm pasi të jemi të sigurt se njëri opsion është në dobi të shqiptarëve në përgjithësi, por edhe të partisë ‘Alternativa’, vetëm atëherë mund të konkretizohen ngjarjet. Deri atëherë ngelin të dy opcione të tavolinë”.

Përndryshe, të premten, kryetari i Alternativës Afrim Gashi u takua me kryeministrin Zoran Zaev, por nuk kishin arritur asnjë marrëveshje. Lidhur me këto zhvillime, nesër pasdite, në Shkup, mblidhet kryesia e Alternativës, për të konkretizuar qëndrimin nëse hyjnë në Qeveri ose mbeten në opozitë.

Emine Ismaili /SHENJA/

You may also like