(VIDEO) Alternativa sot cakton emrat për drejtorë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Alternativa do të vendosë sonte përfundimisht për emrat e bartësve të funksioneve publike të cilat i takojnë kësaj partie sipas marrëveshjes për bashkëqeverisje mes kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetarit të Alternativës Afrim Gashi. Në mbledhjen e orës 18:00 Kryesia Qendrore e Alternativës do të definojë të gjitha emrat për pozicionet që ka marrë Alternativa në Qeveri. Jozyrtarisht për ministra përfliten Bekim Sali nga Shkupi në krye të Shëndetësisë dhe Admirim Haliti nga Kumanova në krye të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës. Alternativa do të ketë edhe 3 zv/ministra, në Arsim, Kulturë e Bujqësi, emrat e të cilëve do të precizohen sonte.

Partia e Afrim Gashit do të udhëheqë me dhjetëra drejtori nën kompetencë të Qeverisë, përfshi MEPSO-n, të cilën pritet ta udhëheqë zëdhënësi i partisë Orhan Murtezani, Spitalin e Tetovës, për ku si drejtor përflitet Amir Elezi, por edhe drejtori tjera si Transporti Hekurudhor, Fondi Pensional, Agjencia për Investime të Huaja dhe të tjera.

Pasi të definohen sonte në parti, emrat e drejtorëve nga Alternativa do t’i dorëzohen Qeverisë, e cila duhet t’i emërojë shumë shpejt. Ndërsa për ministrat dhe zv/ministrat do të pritet formimi i Qeverisë së re. Kryeministri aktual Zoran Zaev pritet të japë dorëheqje para fundvitit, pas çka fillojnë procedurat juridike për përcaktimin e mandatarit të ri. Sipas paralajmërimeve, Qeverinë e re do ta udhëheqë kryetari i ri i LSDM-së Dimitar Kovaçevski. E gjithë procedura pritet të përmbyllet brenda janarit. /SHENJA/


You may also like