(VIDEO) Alternativa mbështet ministrin Sali dhe bën thirrje për hetim të “gjakut të pistë”

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pas publikimit të emisionit “Gjaku i pistë” të gazetarëve të IRL-së, që ka ofruar të dhëna komprometuese për punën e klinikës private “Zhan Mitrev” gjatë kohës së pandemisë (në vitet 2020/2021), ka reaguar nënkryetari I   Alternativës, Amir Elezi. Ai deklaroi  AlternAtiva publikisht e mbështet  punën e ministrit të Shëndetësisë, Bekim Sali, dhe nga atje ju bëjnë  thirrje të gjitha organeve kompetente që ta zbardhin këtë rast.

Elezi thekson se ministri  Bekim Sali  është ministër nga fillimi i vitit 2022 dhe kjo është periudha për të cilën ai flet me përgjegjësi.

AMIR ELEZI, NËNKRYETAR I ALTERNATIVËS

“Sidoqoftë, Alternativa, me gjithë kapacitetin e saj kadrovik dhe politik, është në mbështetje të ministrit të saj dhe të zbulimit të së vërtetës së kësaj storjeje. Kështu, duke i dhënë përkrahje ministrit Sali, AlternAtivA i bën thirrje Prokurorisë Publike ta hetojë çdo detaj të rastit në fjalë dhe të gjithë fajtorët të vihen para organeve të drejtësisë”.

Elezi ritheksoi se Alternative është e mbështetur në transparencë, përgjegjësi dhe drejtësi, ndaj kërojnë që drejtësia të veprojë dhe secili që do të dëshmohet se ka përgjegjësi, të japë llogari.

AMIR ELEZI, NËNKRYETAR I ALTERNATIVËS

“Ne, si Alternativë, premtojmë se sa i takon dikasterit të Shëndetësisë, që nga koha kur ne e drejtojmë atë përmes ministrit Bekim Sali, jemi të gatshëm të japim llogari për secilën temë që do ta shtrojë opinioni publik. Kjo vlen edhe për të gjitha institucionet e tjera me të cilat udhëheq AlternAtivA”.

Sipas tyre, në Maqedoninë e Veriut nuk guxon të ketë të paprekshëm, nëse konstatohet faj, patjetër të ketë përgjegjësi.

Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like