(VIDEO) Alternativa kërkon tërheqjen e faljes për Iliqin, ia rikujton Zaevit marrëveshjen me Gashin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Alternativa kërkon që menjëherë të tërhiqet kërkesa për faljen e Boban Iliqit, të  dënuarit për vrasjen e Almir Aliut, ndërsa i bënë apel presidentit të vendit, Stevo Pendarovski që mos ta nënshkruaj këtë falje. Alternativa ia rikujtoi  kryeministrit Zoran Zaev, marrëveshjen e nënshkruar me kryetarin e Alternativës, Afrim Gashi, ku njëri ndër kushtet për t’u bërë pjesë e qeverisë,  ka qenë që ekzekutivi të kërkojë hetim ndërkombëtar nga Komisioni Evropian për rastet e dyshuara gjyqësore, ku përfshihet edhe rasti i Almirit. Ata gjithashtu kërkuan që sa më parë të fillojë zbatimi i marrëveshjes së dakorduar Zaev-Gashi, ku ky rast duhet të marrë një udhë tjetër.

Nurxhane Asanovska, Alternativa

“Me këtë rast kërkojmë publikisht edhe nga kryeministri Zaev që t’ia kujtojë vartësit të tij, ministrit të Drejtësisë Mariçiq, se më 5 dhjetor ai ka nënshkruar me kryetarin e Alternativës, Afrim Gashi, një marrëveshje bashkëpunimi, në të cilën njëra nga pikat ka qenë edhe dakordimi që Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut të kërkojë nga Komisioni Europian një hetim ndërkombëtar për rastet gjyqësore, për të cilat dyshohet se ka implikim politik, ku është përfshirë edhe rasti i Almir Aliut të vogël”

Alternativa shtoi se kjo falje nuk duhet të ndodhë jo vetëm për arsye se kush e fal kriminelin e amniston krimin, por edhe për arsye se ky është ndër rastet që e ka lëkundur rëndë besimin ndëretnik, andaj falja e të dënuarit do ta thellojë edhe më shumë mosbesimin jo vetëm ndaj institucioneve të drejtësisë, por edhe ndaj vetë institucioni të Presidentit, ndërsa do të ndikojë keq edhe në marrëdhëniet ndëretnike në vend.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

 

 

 

 


You may also like