(VIDEO) Alternativa dhe Aleanca reagojnë pas vdekjes së Qerimit

by admin
Spread the love

Vdekja e të burgosurit të rastit “Alfa” Rexhail Qerimit, ka prekur çdo shqiptarë dhe ka ngjallur shumë reagime. Ndërsa më pak reagime janë hasur nga partitë politike. Nga partitë shqiptare mllefin ndaj këtij rasti e kanë shprehur Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Ziadin Sela përmes një statusi në facebook ka shkruar se si çdo shqiptar në këtë shtet, ndjehet i neveritur dhe thellësisht i revoltuar nga lajmi për vdekjen e Rexhail Qerimit, i cili mbahej në burgun e Idrizovës për më tepër se një dekadë, i dënuar padrejtësisht në rastin “Alfa”. Familjes së Rexhailit Sela i shpreh shprehim ngushëllimet më të sinqerta.

Ziadin Sela, kryetar i ASH-së   Facebook

“Edhe një tragjedi e madhe që vjen si pasojë e padrejtësisë dhe diskriminimit të këtij sistemi të kapur nga krimi dhe korrupsioni. Rexhail Qerimi, na dogji zemrat të gjithëve me ikjen e tij të parakohshme nga kjo botë. Nuk iu lejua të shijojë lirinë dhe drejtësinë, të cilën gjithë opinioni e pa se ai e meritoi më shumë se çdo kush tjetër”.

Vdekja e Rexhail Qerimit është lajmi më i trishtë që na vjen në këtë vit. Kështu ka shkruar kryetari i Alternativës Afrim Gashi.

Afrim Gashi, kryetar i Alternativës     

“Përveçse nuk arriti ta shijojë drejtësinë e kësaj bote, do ta kujtojmë gjithnjë si njeri të virtytshëm e të angazhuar për liri. Përkundër angazhimit tonë që edhe rasti i tij të hetohet në instanca ndrërkombëtare, caktimi i Zotit paska qenë që – para se ta shijojë drejtësinë e kësaj bote – të bashkohet me Drejtësinë Absolute”.

Ndërkaq kryetarin e Shoqatës së të burgosurve dhe dënuarve politik shqiptar Shpëtim Pollozhani, e ka neveritur mos reagimi i Avokatit të Popullit.

Shpëtim Pollozhani, ish i përndjekur politik     

“Avokati i ‘Popullit’ ku je?

Edhe një i burgosur politik vdiq në burgun e Idrizovës duke pritur drejtësi mbi 14 vjetë”.

Lajmi për vdekjen e tij i ka tronditur edhe shqiptarë të tjerë që vuajnë burg. Reagoi Feta Alimi por kanë reaguar edhe familjarë të të burgosurve, si Bedri Ajdari.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

 

You may also like