(VIDEO) Alkaloid për nëntë muaj rriti investime për 13.7 milionë euro, shitjet për 16%

by admin
Spread the love




Nga periudha janar – shtator të vitit  2022, ALKALOID ka shënuar rritje të shitjeve prej 16 përqindë ndërsa kanë investuar  13.7 milionë euro dhe  kanë hapur 161 vende pune.

Nga ALKALOID njoftojnë gjithashtu se në periudhën janar – shtator 2022, shitjet arrijnë në 8.1 milionë denarë, që është 14% më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Shitjet e përgjithshme të konsoliduara, nga ana tjetër, arrijnë në 10.9 milionë denarë, që është 16% më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

ALKALOID

“Shitjet e konsoliduara të realizuara në tregun vendas u rritën me 3%, dhe totali i eksporteve të konsoliduara të kompanisë u rritën me 23%. Nga totali i shitjeve të konsoliduara, 31% janë realizuar në tregun e brendshëm, ndërsa, nga ana tjetër, 69% janë realizuar në tregjet e huaja”.

Siç deklarojnë ALKALOID në të njejtën periudhë , në segmentin e barnatoreve, shitjet e para të mëdha janë realizuar në Portugali, në vlerë prej 12,5 milionë denarë dhe në Mongoli, në vlerë prej 12,8 milionë denarë.

Ndërkaq, ata theksojnë se barnat farmeceutike që janë shitur më shumë janë antibiotikët, ndërsa  segmenti i farmacive shënoi një rritje prej 17%, kozmetika 5% dhe mjekësia bimore 26%.

Samir Mustafa /SHENJA/


You may also like