(VIDEO) Aleanca prish koalicionin me Arsovskën, Abazi dorëhiqet nga posti i nënkryetares së Shkupit

by admin
Spread the love

Aleanca për Shqiptarët mbetet pa asnjë pozitë në Qytetin e Shkupit, pasi sot edhe  Nënkryetarja e qytetit të Shkupit Bujare Abazi nga radhët e tyre , ka dhënë dorëheqje nga posti i nënkryetares në Qytetin e Shkupit.

Abazi tha se në zgjedhjet e fundit lokale në Qytetin e Shkupit ata u zotuan se do të largojnë nga pushteti ata që dëmtuan, plaçkitën dhe përkeqësuan jetën e shkupjanëve.

BUJARE ABAZI, ALENACA PËR SHQIPTARËT

“Por, kryetarja aktuale e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, ka bërë dy shkelje skandaloze të marrëveshjes dhe zotimit që kemi dhënë para qytetarëve. Dje i gjithë opinioni ishin dëshmitarë se si Arsovska ju dha pushtet strukturave që për vite me radhë kanë dëmtuar rëndë shqiptarët në përgjithësi dhe shkupjanët në veçanti”.

Ajo më tej deklaron se udheqësia aktuale e Qytetit të Shkupit , nuk do ta kenë më mbështetjen e Aleancës për Shqiptarët.

Ndërkaq, kanë reaguar edhe nga qyteti i Shkupit të cilët theksojnë se Bujare Abazi nuk ka qenë zgjidhje partiake dhe është emëruar në pozitën e nënkryetares  si person që duhet të përfaqësojë interesat e qytetarëve.

QYTETI I SHKUPIT

 “Sinqerisht na vjen keq që Abazi e vendosi partinë para interesit të qytetit dhe të Shkupit, por ky është vendimi i saj. Departizimi në institucione duhet të jetë postulat mbi të cilin do të ndërtohen institucionet publike profesionale, dhe kushdo që i vendos interesat partiake mbi interesat publike, është e qartë se nuk mund të funksionojë në drejtim të përfaqësimit adekuat të qytetarëve të Shkupit”.

Përndryshe, dorheqja e   Bujare Abazit dhe Aleancës për Shqiptarët në përgjithësi në qytetin e Shkupit, vjenë pasi një ditë më parë,  kryetarja Danella Arsovska, i emëroi dy drejtorë të rinj nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim.

Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like