(VIDEO) Aleanca për Shqiptarët pyet ministrin e Drejtësisë: A nuk vlejnë njëjtë jetët e njerëzve!

by admin
Spread the love




Drejtësia e kapur nga gjyqësori dhe nga regjimi hibrid BDI dhe LSDM, diku po luan rolin e nënës dhe diku të njerkës. Kështu vlerëson nënkryetarja e partisë Aleanca për Shqiptarët, Bujare Abazi,  duke sjellë si shembull  dy procese gjyqësore, atij të Zoran Kiçeecit, që me aksidentin e shkaktuar, ku humbi jetën një person dhe u lënduan disa të tjerë e dënuan gjashtë muaj burg. Ndërsa, rasti i dytë siç tha Abazi, dy persona mbetën të vrarë nga një aksident, ndërsa fajtori është dënuar me kusht.

Bujare Abazi, nënkryetare e Aleancës për Shqiptarët

“Rasti i dytë ndodhi në Ohër, kur dy persona të tjerë nga një fajtorë lanë jetën nga aksidenti rrugor. Në rastin e dytë ky person kishte marrë liri me kushte. Ministri Bojan Mariçiq për rastin e dytë kishte reaguar në profilin e tij në Facebook duke kërkuar nga instancat më të larta që ky rasti i dytë të shqyrtohet edhe një herë dhe dënimi të korrigjohet, ndërsa në rastin e parë nuk kishte pas asnjë reagim. Jemi këtu para ministrisë së Drejtësisë për të pyetur ministrin a thua jeta e të riut nga Gostivari nuk kishte asnjë vlerë për të dhe pse nuk reagoi edhe në rastin në fjalë”

Bujare Abazi gjithashtu shtoi se vlera e jetës së qytetarëve të Maqedonisë është zero si qytetarë të zakonshëm përderisa për personat si Zoran Kiçeec janë  të mbrojtur edhe për vepra të këtilla nga ana e drejtësisë por edhe nga ana e Qeverisë. Linda Ebibi /SHENJA/

 


You may also like