(VIDEO) Aleanca për Shqiptarët kërkon uljen e çmimit të derivateve të naftës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Partia opozitare Aleanca për Shqiptarët, propozon masa që të zbuten efektet financiare për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, pas  rritjes të çmimeve të karburanteve. Sipas partisë opozitare shqiptare, faktori kryesor është rritja e çmimit në bursa ndërkombëtare, por përveç kësaj ka edhe faktorë të brendshëm, taksat, akciza dhe tatimet që janë në nivele të larta. Sipas tyre këto masa duhet ndërmarrë një orë e më parë, pasi rritje të çmimit të karburanteve parashikohet edhe në ditët e javët në vijim.

Arben Zeqiri, nga Aleanca për Shqiptarët

“Më konkretisht propozojmë:  Ulje të  akcizës nga 22 denarë për benzinën në 15 denarë, si dhe për dizelin nga 15 denarë që është aktualisht, në 9 denarë. Ulja e tatimit mbi vlerën e shtuar, TVSH-së, nga 18% në normën preferenciale prej 5 %, njëjtë siç vepruan me çmimin e energjisë elektrike që poashtu ishte propozim i Aleancës për Shqiptarët dhe rezultoi pozitivisht edhe pse fillimisht Qeveria ishte skeptike dhe refuzonte.  Pasi çmimet në bursat botërore çdo ditë po shënojnë rritje, propozojmë që qeveria të aplikojë ngrirje për taksat e akcizat, në nivelet e çmimit të para një jave ( 28.02.2022 ), pra të aplikojë limit maksimal të çmimit për këta tregues. Të ulet në minimumin e mundshëm edhe marzha e tregtimit nga shitësit me pakicë”

Nga kjo parti shtojnë se ulja e akcizës dhe TVSH-së që propozojnë nuk dëmton buxhetin shtetëror, pasi të hyrat do të jenë të njëjta me ato para shtrejtimit të energjisë në bursa. Në të kundërtën, siç thonë mbajtja e akcizave dhe TVSH-së në nivelet aktuale paraqet përfitim shtesë për Qeverinë në kurriz të qytetarëve. Konkretisht, Qeveria me këto taksa shtrenjton edhe më shumë vlerën e shtuar të çmimit të derivateve dhe bën biznes në kohë krize, derisa shumë shtete të përgjegjshme kërkojnë zgjidhje që t’ua zbusin pasojat qytetarëve.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

 

 

 

 


You may also like