(VIDEO) Alarmet për bomba, kryeministri dhe ministri thonë se janë sulme hibride për të dobësuar policinë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Maqedonia e Veriut vazhdon të jetë në shënjestër të vazhdueshme për alarmime të bombave.  Edhe sot diku rreth 21 objekte dhe institucione kanë marrë alarme për mjete shpërthyese. Ministria e Punëve të Brеndshme informoi se kërcënime me bombë ka pasur në dhjetë shkolla të Qytetit të Shkupit, pesë në Manastir, si dhe në Federatën e Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Hotelin “Alexandar Palace”, Hotel “Marriot”, qendrën tregtare “East Gate”, sallën sportive “Boris Trajkovski”, dhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, ku u anulan të gjitha fluturimet.  Edhe lajmërimet e sotshme për bomba ishin të rrejshme.

Ministri i Punëve të Brendshme deklaroi se tashmë kanë një plan strategjik, dhe kanë formuar një shtab të veçantë në Ministri dhe  janë në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar për zbulimin e këtyre kërcënuesve.

Sinkron: OLIVER SPASOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME

“Pres që të mblidhet Këshilli Koordinues ku do të diskutojmë për aspektin e sigurisë kombëtare, sepse këtu duhet të përfshihet edhe Agjencia për Siguri Kombëtare dhe institucionet tjera që janë të rëndësishme në këtë pjesë. Sepse nëse raportet janë një njoftim për terrorizëm, atëherë ne të gjithë duhet të përfshihemi në këtë për të stabilizuar situatën”

Kryministri Dimitar Kovaçevski, tha se nëse shikohet përmbajtja e mesazheve të dërguara për kërcënime me bomba, janë identike me ato të dërguara edhe në vendet e tjera të rajonit.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër

“Kur është e organizuar me një intenсitet të tillë, me një përfshrije kaq të gjërë, duke synuar vende, inistiucione, objekte dhe qytete me një numër të madh banorësh, ku përsëritet i njëjti mesazh në shumë shtete, atëherë mund të supozohet se bëhet fjalë për luftë hibride”

Nga VMRO-ja opozitare thonë se e gjithë kjo situatë është për shkak të paaftësisë së ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Dragan Kovaçki, deputet i VMRO-së

“Paaftësia vjen për shkak të amatorizimit, mungesës së kapaciteteve dhe gjithë partizimit të Ministrisë së Brendshme. Dhe pikërisht për këtë Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka kompentecë për të gjetur autorët”

Për denoncimet e vazhdueshme të  bombave, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani,  informoi se kanë njofuar strukturat e  NATO-s, ndërsa edhe ai njëjt sikurse kryeministri i vendit, thotë se bëhet fjalë për kërcënim hibride që po ndodhin në të gjithë rajonin.

Linda Ebibi /SHENJA/

You may also like