(VIDEO) Alarme për bomba në shkolla, polici qendra tregtare…

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Rritet numri i alarmeve për bomba në qytetin e Shkupit.  Përveç shkollave, shënjestër e alarmuesve për bomba sot ishin edhe disa qendra tregtare, një stacion policor dhe stacioni hekurudhor në Shkup. Krahas kërcënimeve në shtatë institucione arsimore për vendosje të bombave, kërcënime të njëjta kanë marrë edhe qendrat tregtare “East Gate”, “Biser”, kompleksi banesor “Flatron”, stacioni policor “Beko”, si dhe stacioni i autobusëve dhe hekurudhor.

Pas marrjes së email-ve për paralajmërime të mjeteve shpërthyese, Ministria e Punëve të Brendshme dhe ekipet antiterroriste kanë dalur në  terren për kontrollimin e objekteve, dhe i kanë evakuuar të gjithë personat nga objektet e lartpërmendura.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

“Në adresën elektronike të shtatë shkollave të mesme në Shkup janë dërguar kërcënime për bomba.  Qendra tregtare ‘East Gate’, ‘Biser’, kompleksi banesor ‘Flatron’, stacioni policor ‘Beko’, si dhe stacioni i autobusëve dhe trenave, morën gjithashtu kërcënime në adresat e tyre elektronike për mjete shpërthyese. Menjëherë janë marrë masat e nevojshme për evakumin e këtyre objekteve dhe janë kryesr kontrolle antiterroriste dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”

Ka gati më shumë se një muaj që kryeqyteti nuk po gjenë qetësi nga alarmet e tilla, në fillim kërcënime për bomba merrnin shkollat fillore dhe të mesme, ndërsa dy ditë më parë u kërcënua Banka Popullore, kurse sot alarmet u përhapën edhe në institucione tjera.  Të gjitha këto alarme për vendosjen e bombave, sikurse edhe këto të sotshmet, rezultuan të rrejshme.

Ministria e Punëve të Brendshme, menjëherë pas kërcënimit të parë për bombë ka nisur hetimet, por ende nuk ka arritur të gjejë saktësisht se kush është autori i vërtet i këtyre alarmeve. Kreu i këtij dikasteri, Oliver Spasovski pati njoftuar se këto alarme vijnë prej jashtë shtetit dhe se së shpejti do të kenë rezultate konkrete nga hetimi për alarmet e rreme për bomba. Sipas tij, qëllimi i këtyre sulmeve, siç i quajti ai “hibride”, është që të shkaktojnë ankth, mosbesim në institucione, frikë dhe panik.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

You may also like