(VIDEO) Alarme për bomba në MPJ, Qendra tregtare e shkolla

by admin
Spread the love

Ministria e Punëve të Jashtme, Qendra Tregtare e Qytetit, Xhevahir Siti, East Gate, disa shkolla të mesme në Shkup, si dhe një shkollë fillore në Kavadar kanë marrë alarme për bomba. Rreth orës 9 e 30 minuta, Sektorin e Punëve të Brendshme -Shkup, e kanë informuar se në adresat elektronike të nëntë shkollave të mesme, si dhe në MPJ, QTQ, Xhevahir City, Qendra Tregtare “East Gate”, ka kërcënime për eksplozive të vendosura.

MPB

“Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, punonjësit e policisë kanë marrë masat për evakuimin e sigurt të objekteve.  Në ndërkohë po vijojnë kontrollet antiterroriste dhe po merren masa për zbardhjen e rasteve”.

Alarme për bombë të hënën në ora 8 e 20 minuta ka pas edhe në një shkollë fillore të Kavadarit, ku menjëherë janë marrë masa për evakuimin e nxënësve dhe personelit.

Ministria e punëve të Brendshme informoi se të gjitha alarmet për bomba dolën të rrejshme.

Alarmet për bomba të rrejshme ka më shumë se një muaj që kanë nisur në Maqedoninë e Veriut, së pari ishin vetëm në shkollat e mesme të shkupit, më pas vazhduan edhe në shkollat fillore të qyteteve të tjera, ndërsa para pak ditësh edhe nëpër institucione, si banka popullore, policia dhe qendra  tregtare dhe banimi. Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski ka thënë se ato janë sulme hibride që vijn nga Rusia.

Alarmet për bomba të vendosur kishte  edhe në 12 shkolla të mesme dhe fillore në Podgoricë të Malit të Zi. /SHENJA/

You may also like