(VIDEO) Aksident mes tre veturave në Shkup, 8 të lënduar

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Dje në orën 14:15, në sektorin e punëve të brendshme në Shkup është raportuar se në bulevardin “Sllovenija” në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të pasagjerëve“Volkswagen” i drejtuar nga M.B.(25) nga Shkupi dhe një automjeti  “Opel” i drejtuar nga I.Sh.(52) nga Shkupi si dhe automjeti  “Mercedes”, i drejtuar nga I.A.(34) nga fshati Luboten i Shkupit, që të tre automjetet me shenja regjistrimi në Shkup.

Në aksident ka mbetur i plagosur rëndë një i mitur nga vetura “Volkswagen”, si dhe kanë mbetur të plagosur tre shoferët, pasagjerët e mjetit “Opel”, J.Sh.(49) dhe B.GJ.(24), një pasagjer i mitur, të gjithë nga Shkupi, si dhe pasagjerët nga automjeti “Mercedes”, N.Sh.(49) dhe një pasagjer i mitur, të dy nga Shkupi, janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “Shën Naum Ohri”, Kompleksi i klinikave “Nënë Tereza” dhe Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “8 Shtatori”.

Është kryer kontroll nga ekipi inspektues nga SPB Shkup.

Medina Ajeti /SHENJA.


You may also like