(VIDEO) Ajdari kërkon hetim ndërkombëtar për “Monstrën”, thotë se ka prova të reja

by admin
Spread the love

I dënuari me 15 vjet burg për rastin “Monstra”, Fejzi Aziri, dërgoi një letër nga burgu, me të cilën pretendon se ka prova të reja për këtë rast. Të njejtën për mediat e shpalosi vëllai i tij Bedri Ajdari, i cili ua dorëzoi nga një kopje gazetarëve të pranishëm. Në këtë dokument permenden ish-zyrtarë të lartë të pushtetit të mëparshëm si porositës dhe organizatorë të vrasjes së pesëfishtë.  Aziri ka shkruar se me qenë se në shkurt të këtij viti, kur u shpallën vendimet për këtë rast ka kërkuar që prokuroria publike ta vizioj në burg sepse do t’i ofronte prova të reja, por thotë se ata nuk i janë përgjigjur thirrjes së tij, prandaj tani i drejtohet mediave.

Aziri kërkon hetim ndërkombëtar të rastit “Monstra”,  me ekpertizë të provave të reja dhe dëshiron t’i dërgoj porosi presidentit Stevo Pendarovskit dhe ministrit të Drejtësisë Bojan Mariçiq. Ajdari thotë se sipas Azirit, prokurorja Fatime Fetai, i ka amnistuar personat përgjegjës për këtë rast.

Bedri Ajdari, vëllai i Fejzi Azirit     

“Pas fillimit të gjykimit për rastin “Monstra” si përfaqësuese e prokurorisë fillimisht është paraqitur Prokuroria Themelore Publike. Në seancën e parë, prokurori lexoi aktakuzën. Trupi gjykues i partizuar dhe i korruptuar e shtyu seancën për një muaj. Në seancën e  radhës, si përfaqësuese e aktakuzës u paraqit prokurorja speciale Fatime Fetai e cila ishte nga tefteri i Katica Janevas. Ajo u emërua për të amnistuar Gordana Jankullovskën, Sinisha Aleksovskin, Trajko Veljanovskin me bandën e atëhershme në pushtet”.

Më tej në letër shkruan se, gjatë rigjykimit të rastit, është konstatur se dëshmitari i koduar dhe ekspertja për tokën kanë dhënë dëshmi të rreme edhe përkundër asaj që në fillim të çdo seance gjyqsore kujtohej nga gjykatësi se dhënia e dëshmis së rreme është e dënueshme me ligj.

Bedri Ajdari, vëllai i Fejzi Azirit

“A e dini se, kur u konstatua se dëshmitarët po japin dëshmi të rreme, trupi gjykues nuk e zbatoi ligjin dhe nuk i ndëshkoi sipas ligjit. Po ashtu, prokurorja e korruptuar Fatime Fetai kur u konstatua se dëshmitarët kanë dëshmuar rrejshëm dhe kanë falsifikuar lajmet, nuk ka vepruar sipas detyrës zyrtare dhe t’i ndjek penalisht, por ajo i ka mbrojtur ashpër dëshmitarët e rremë”.

Ajdari thotë se Alternativa e di që në burg qëndrojnë persona të pafajshëm, prandaj si pikë në programin për hyrje në Qeveri, ka kërkesën për hetim ndërkombëtar të rasteve me të akuzuar shqiptarë.

Bedri Ajdari, vëllai i Fejzi Azirit

“Është mirë që Alternativa si pikë të rendit të ditës e ka hetimin ndërkombëtarë për rastet e montuara siç janë ‘Monstra’, ‘Alfa’, ‘Almiri’ dhe disa raste të tjera. Jo rastësisht kjo bëhet, por e dijnë ato që janë njerëz të pafajshëm, por politika i la me qëllim për pazaret e tyre, me burg të përjetshëm”.

Përndryshe, në rigjykim, më 23 shkurt të këtij viti, të akuzuarit e këtij rasti, Fejzi Aziri  u dënua me 15 vjet burg,  Haki Aziri, 9 vjet vite burg, ndërsa Sami Luta u lirua. Që të gjithë në gjykimin fillestar kanë qenë të denuar me burg të përjetshëm. Mirëpo, për shkak se Gjykata Supreme vuri në pah lëshime në gjykimin e rastit, kërkoi që lënda të kthehet nga fillimi.  Emine Ismaili /SHENJA/

 

You may also like