(VIDEO) Ahmeti nga Shipkovica pyet se pse duhet ta heqë Bujarin, Artanin dhe Fatonin

by admin
Spread the love

Me moton “BASHKË PËR EUROPË”, Bashkimi Demokratik për Integrim, në krye me Ali Ahmetin dhe disa ministra, zv.ministra dhe drejtorë,  kanë vazhduar takimet e tyre me qytetarët në rajonin e pollogut. Kësaj radhe, BDI  ishte në Shipkovicë të Tetovës.

Kreu i integristëve, Ali Ahmeti , nga atje numëroi disa punë të bëra nga subjekti  që ai e drejtonë. Ai tha se kanë shpallur, malin Sharr park kombëtar,  dhe i njejti do të shfrytëzohet  si pikë turistike. Ahmeti gjithashtu tha se ata si parti, mision e kanë Bashkimin Europian, pasi  vetëm ashtu ngritet standardi jetësor dhe sigurohen paga më të larta për qytetarët , jetë më stabile dhe me standard europian. I pari i BDI-së deklaroi se ndjen përgjegjësi morale dhe kombëtare që

ALI AHMETI-KRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

“20 vite dikush, jo dikush, por të gjithë të rinjët, pa dallim kanë punuar që ne të fitojmë dhe të drejtojmë programet dhe platformat ti jetësojmë dhe ti matrializojmë, 20 vite kamë punuar, përse unë tash mos të punojë për Fatonin, për Kreshnikun, për Bajramin, si gjeneratë e re, pse unë mos të punojë, po jo hiq Artanin, hiqe Bujarin, hiqe Fatonin”

Nga BDI njoftojnë se sot, Ali Ahmeti do të realizojë takim me forumin e gruas të BDI-së tek restaurant “Arra” në Tetovë, kurse me pas , takime me qytetarët do të realizojë edhe  tek restaurant “Lusna” në Tetovë.

Takim me forumin e gruas të BDI-së për sonte ka paralajmëruar edhe “Grupi i zjarrit”.

“Ju jeni shtylla e shoqërisë andaj patjetër duhet të dëgjohet edhe zëri juaj! Mos të harrojmë, pa gra në vendimmarje, nuk ka Europë”. Me këto fjalë e paralajmëroi takimin nënkryetari  dhe njiherit deputeti i BDI-së, Izet Mexhiti, i cili bënë pjesë në të ashtuquajturin “Grupi i Zjarrit”. Mexhiti njoftoi se takimi me forumin e gruas  do të bëhet  në Teatrin Kombëtar, në Shkup.

Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like