(VIDEO) Ahmeti kërkon veting në sistemin e drejtësisë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ju ka  bërë thirrje të gjithave partive politike, polikanëve dhe mediumeve që të instalojnë vlera dhe sipas tij, me këto vlera të anëtarësohet vendi në Bashkimin Evropian. Ahmeti ka kërkuar që të bëhet, siç tha ai, luftë e përbashkët kundër krimit dhe  korrupsionit.

ALI AHMETI, KRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

“Të gjithë të jemi të rreshtuar, parti politike, politikanë, mediume, që të instalojmë vlera dhe me vlera të antarsomi në Bashkimin Evropian. Luftë e përbashkët kundër krimit, korrupcionit, çrrënjosje të çdo të keqës dhe me kërkim të vazhdueshëm për një veting të mirëfilltë për të gjitha personalitetet, qofshin politike, qofshin në ekzekutiv, qofshin ligjë-vënës, qofshin ligjë-zbatues, qofshin ruajtës të rendit”.

Kreu i BDI, Ali Ahmeti, i pyetur për hyrjen e Aleancës për Shqiptarët në qeveri, ai tha se momentalishtë është veç fillimi i bisedimeve dhe nuk ka ende një epilog përundimtar.

ALI AHMETI-KRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

“Sigurisht që nëse ka një epilog pozitiv to të ndihmonte shumicën parlamentare, por njiherit do të ishte e dobishme për vetë palët që do të angozhoheshin në këtë shumicë parlamentare”.

Sa i përket të disa këmbimëve të ndonjë ministrie me Alenacën për Shqiptarët, Ahmeti tha se nuk dëshironë të spekulojë asgjë pasi sipas tij, nuk është biseduar për gjëra konkrete. Ahmeti ka folur edhe për ndryshimet kushtetuese i cili deklaroi se janë në bisedime me të gjitha partitë politike qofshin në opozit apo opozit, pasi sipas tij, kjo është një interes madhor i shtetit.

Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like