(VIDEO) Ahmet Mehmeti: Greqia me ligj ua ka ndaluar çamëve të flasin shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Rreth 170 mijë shqiptarëve të Çamërisë, të cilët sot e kësaj dite jetojnë atje, nuk u lejohet që në vendet publike te flasin gjuhën shqipe, madje kjo është e ndaluar edhe me ligj. Studiuesi nga Shqipëria, Ahmet Mehmeti në një intervistë për televizionin SHENJA, rrëfeu se si shqiptarëve të Çamërisë u mohohen të drejtat themelore bazike, madje sipas tij, çamët mund të flasin gjuhën shqipe vetëm në xhami dhe në shtëpi, askund tjetër.

Ahmet Mehmeti, studiues nga Shqipëria

“Sot atje kanë ngelur rreth 170 mijë shqiptarë, që janë në zonën e Çamërsië, që janë shqiptarë që flasin shqip në shtëpi, por që nuk kanë të drejtë të flasin shqipen, pasi që në vitin 36 u morë një vendim lokal se kështu i bënin veprimet ata, që gjuha shqipe të mos flitej në shkollë jo e jo, por edhe në pazare, në vende publike jo e jo, pra edhe sot është në fuqi ligji lokal me një fjal që gjuha shqipe është e ndaluar”

Studiuesi, tha se Greqia si vend anëtarë në Bashkimin Evropian nuk njeh minoritete kombëtare, edhe pse  e kanë të nënshkruar konventën për të drejtat minoritare, ndërsa siç potencoi ai, Greqia për një minoritar që ndodhet në Shqipëri bënë namin.

Ahmet Mehmeti, studiues

“Greqia është një nga vendet e Bashkimit Evropian, që është në BE por, që nuk i zbaton ligjet e Bashkimit Evropain për të drejtat e njeriut në mënyrë të veçant për minoritetet dhe konventën për minoritetet ata e kanë nënshkruar por, deri më sot nuk e kanë ratifikuar që të bëhet ligjore”

Sipas Mehmetit, udhëheqësit shqiptarë se çajnë “kokën fare” për punën e çamërisë, pasi nuk janë në marëdhënie reciprociteti, por janë në marëdhënie vasaliteti. Ai shtoi se historia shqiptare sot ndodhet përpara presionit grek , pasi politikanët janë mbi akademikët.  Linda Ebibi /SHENJA/

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like