(VIDEO) Agjencia e Mediave dënon fyerjet e “Brako-s”, ndaj IRL-së për dokumentarin “vrasje në Tetovë”

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele i dënon fuqishëm ofendimet e shprehura dhe diskualifikimet nga ana e kompanisë “Brako” të drejtuara ndaj gazetarëve të Laboratorit Hulumtues Reportues në lidhje me filmin dokumentar “Vrasje në Tetovë”.

ASHMAA rikujton se gazetarët nuk guxojnë të jenë të ofenduar dhe të diskredituar publikisht gjatë trajtimit dhe analizimit të çështjeve që janë me interes të lartë, pasi gazetaria hulumtuese është kyçe në realizimin e rolit të medieve.

AGJENCIA E MEDIAVE

“Nëse ndonjë palë e tanguar vlerëson se informacionet e publikuar nuk janë të sakta ose nuk janë plotësisht të vërteta, duhet ta shfrytëzojë të drejtën e garantuar me ligj të përgjigjes dhe korrigjimit, gjegjësisht demanti. Njëkohësisht për mos respektimin e standardeve të konfirmuara në kodekset gazetareske mund të shfrytëzojnë mekanizmat të cilat i kanë vendosur në trupat vetërregullues”.

Në komunikatën dërguar mediave, kompania BRAKO  dokumentarin hulumtues të IRL-së  e quajti konstruksion të rremë, në të cilin sipas tyre ka gënjeshtra, sajime, fshehje të turpshme të informacioneve.

Reagimin e kompanisë “Brako” e kanë denuar edhe shoqatat e gazetarëve si: Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik, Këshilli Etik i Medias në Maqedoni dhe Instituti Maqedonas i Medias.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

MARKETING




You may also like