(VIDEO) Ageler: Lufta kundër korrupsionit është prioritet për Uashingtonin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës Lufta kundër korrupsionit mbetet prioritet, ndërsa  këshilltari i  Stejt Departamentit, Derek Shole, i cili  të mërkurën do të vijë këtu për vizitë, do ti ngrejë disa çështje. Kështu deklaroi ambasadorja e SHBA-së, Angela P. Aggeler pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtëm, Bujar Osmanin.

ANGEL P. AGGELER-AMBASADORE E SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS

“Përparësitë e përbashkëta do të diskutohen me Këshilltarin Shole dhe lufta kundër korrupsionit do të mbetet primare për Uashingtonin. Ai do të ngrejë disa çështje gjatë vizitës së kësaj jave. Viti 2023 do të jetë një vit shumë i ngarkuar”

Ndërkaq, Ministri i Punëve të Jashtme Bujar  Osmani theksoi  se një nga instrumentet e SHBA-së, në kornizën e dakorduar me Shkupin për luftimin e korrupsionit, do të jetë edhe zgjerimi i listës së zezë për sanksione.

BUJAR OSMANI-MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME

“Në këtë dialog strategjik, në këtë kornizë, gjegjësisht plan aksionar, vend zë bashkëpunimi i përbashkët me SHBA-të në pjesën e luftimit të korrupsionit. Kështu që kjo është në korniza të platformës së dakorduar për bashkëpunim mes SHBA-ve dhe Maqedonisë së Veriut dhe çdo mbështetje e tyre është e mirëseardhur dhe jemi falenderues për këtë”.

Osmani më tej tha se çdo përkrahje nga SHBA-ja është e mirëseardhur, por sipas tij, mbetet që ata të vendosin se në çfarë mënyre do ta ofrojnë atë. Ai gjithashtu rikujtoi se në periudhën e kaluar vendi ka marrë miliona euro ndihmë financiare nga SHBA për gjyqësinë.

Medina Ajeti /SHENJA/

 

 

You may also like