(VIDEO) 69 qytetarë kanë pranuar dozën e tretë të vaksinës

by admin
Spread the love

Numri i qytetarëve që merr dozën e parë të vaksinës sa vjen dhe ulet. Ndërkaq, të hënën nisi vaksinimi me dozën e tretë të  vaksinës për personat mbui 60-të vjeç, punonjësit dhëndetësor dhe qytetarët me imunitet të dobët. Të hënën 69 qytetarë kanë marrë dozën e tretë të vaksinës.  Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 7.207 qytetarë, 1.820 prej të cilëve kanë pranuar dozën e parë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë se procesi i vaksinimit zhvillohet pa ndërprerë dhe me rritëm të këmaqshëm në të gjithë shtetin. Nga Ministria sqarojnë se  deri më 26 shtator, me njërën dozë janë vaksinuar 46.9% e popullatës mbi 18-vjeç. Ndërsa, tek popullsia mbi 40 vjeç, përqindja e të vaksinuarve së paku me njërën dozë është 55%. Sipas të dhënave më të fundit, më shumë të vaksinuar me së paku një dozë ka në qytetet e Ohrit (63.9%), Kavadarit (64.3%), Gjevgjeli (61.4%) dhe Negotinë (65.1%). Midis 50-60% mbulimi i popullatës së vaksinuar me dozën e parë është në qytetet e Manastirit, Demir Hisar, Resnjë, Veles, Berovë, Pehçevë, Prilep, Krushevë, Valandovë, Shtip dhe Probishtip. Mbulimi mes 40-50% të qytetarëve të vaksinuar është në qytetet Kërçovë, Shën Nikollë, Koçan, Dellçevë, Kriva Palanka, Strugë, Makedonski Brod, Shkup dhe Tetovë. Midis 30-40%, pra më pak të vaksinuar janë aktualisht në Vinicë, Kumanovë, Kratovë, Dibër, Strumicë, Gostivar dhe Radovish.

Sipas statistikave të Ministrisë, në vend gjithsej janë aplikuar 1.505.469 doza të vaksinave, ndërkaq janë rivaksinuar 721.156 qytetarë. /SHENJA/

You may also like