Video/ 133 atletë dhe trajnerë ukrainas kanë vdekur gjatë pushtimit rus

by admin
Spread the love

Ministria ukrainase e Rinisë dhe Sporteve njoftoi këtë të martë se të paktën 133 atletë dhe trajnerë ukrainas janë vrarë gjatë pushtimit rus në Ukrainë.

Ministri i Rinisë dhe Sporteve Vadym Gutzait shkroi në rrjetet sociale: “Flamuri nuk do të ngrihet më dhe himni nuk do të luhet më për nder të fitoreve sportive të sportistëve të vdekur”.

Rusia pushtoi Ukrainën dhe u mori jetën 133 sportistë dhe trajnerëve që kanë vdekur në fushën e betejës dhe nga granatimet e armikut”, vijoi ai.

Njoftimi u shoqërua me një video homazhe për atletët dhe trajnerët e rënë të Ukrainës, krijuar nga ministria së bashku me Komitetin e Sporteve të Ukrainës dhe Komitetin Olimpik Kombëtar të Ukrainës.

 


Top Channel

You may also like