(VIDEO) 13 mijë vaksina të dhuruara nga Bullgaria do të asgjësohen

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Vaksinat e pashfrytëzuara kundër Covid – 19 të cilat ishin donacion i Republikës së Bullgarisë, do të asgjësohen si mbetje medicinale pasi iu ka skaduar afati, konfirmuan nga Ministria e Shëndetësisë. Bëhet fjalë për 13 mijë vaksina të prodhuesit Pfizer, pjesë e donacionit bullgar prej mbi 50 mijë dozash, që arriti në vend më 16 shtator, ndërsa afatin e përdorimit e kishin deri më 30 shtator.

MINISTRIA E SHËNDETËSISË
“13 mijë doza të vaksinave kundër Covid – 19, të cilat vendi ynë i ka marrë si donacion nga Republika e Bullgarisë, sot janë tërhequr nga përdorimi për shkak se u ka skaduar afati. Në pajtueshmëri me procedurat ligjore, vaksinat do të asgjësohen si mbetje medicinale”.

Deri më 30 shtator, gjithsej janë vaksinuar 788 058 qytetarë, janë rivaksinuar 729 794, ndërsa dozë të tretë morën 235 qytetarë. Nga Ministria thonë se vdekshmëria është shumë më e lartë tek të pavaksinuarit. Nga 1162 të vdekur për 56 ditë, vetëm 15% kanë qenë të vaksinuar. Ndërkohë rritet edhe përqindja e të vaksinuarve tek të rinjtë, të cilët ishin më pak të interesuar për vaksinë. Sipas të dhënave të fundit, 32% e popullatës prej 18 deri 39 vjeç kanë pranuar të paktën një dozë vaksine. /SHENJA/

 

You may also like