(VIDEO) Кreu i shtetit bullgar: Мos i prekni dokumentet zyrtare të BE-së!

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kabineti i presidentit bullgar Rumen Radev në njoftimin e publikuar pas takimit me kryetaren e Parlamentit Evropian, Roberta Mezola, gjatë Samitit të Dytë të Komunitetit Politik Evropian në Kishinjev, thekson se Radev ngriti çështjen e “ rolit kyç të PE-së në ruajtjen e vlerave evropiane dhe demokracisë në vlerësimin e progresit të Ballkanit Perëndimor në rrugën evropiane”. Megjithatë, ai kritikoi tentativën për të ndryshuar dokumentet evropiane.

RUMEN RADEV, PRESIDENT BULLGAR

“Јanë të papranueshme përpjekjet për të ndërhyrë për të ndryshuar përmbajtjen e dokumenteve të përgatitura nga institucionet evropiane, përfshirë Parlamentin Europian, nga vendet kandidate për anëtarësim në BE”.

Reagimi i kreut të shtetit bullgar vjen pasi presidenti i nderit i VMRO-BND-së nacionaliste, Krasimir Karakaçov, deklaroi se raporti i Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut nuk pasqyronte plotësisht vërejtjet e Bullgarisë për vendin dhe se kjo ishte për shkak të lobimit të diplomacisë maqedonase.

Ndërkohë, presidenti Radev shprehu mirënjohje për reagimin në kohë dhe mbështetjen e vendosur për eurodeputetin bullgar të cilit në fillim të majit iu ndalua hyrja në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Presidenti Radev theksoi se ky akt është në kundërshtim me parimet evropiane dhe tregon mungesë respekti ndaj një përfaqësuesi të një institucioni të BE-së. Ai i ka përcjellë kryetares së Parlamentit Evropian se kjo sjellje e autoriteteve në Shkup nuk është një rast i izoluar në të cilin Maqedonia e Veriut cenon marrëdhëniet e mira fqinjësore. Medina Ajeti /SHENJA/

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like