Victor Osimhen magjik, Napoli vazhdon sundimin në Serie A

by admin
Spread the love

Serie A startoi sot javën e 12-të me sfidën e orës 15:00 me Napoli-Sassuolo. Të besuarit e Luciano Spallettit fituan me poker ndaj miqve 4-0. Napoli vazhdon të tregojë super formën edhe këtë javë. Ndeshja u transmetua live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

Është Victor Osmhen që hap serinë e golave në minutën e 4’ me një top të shërbyer nga Kvaratskhelia. Pas 15 minutash është sërish nigeriani që gjen rrjetën me ndihmën e gjeorgjianit dhe dyfishon shifrat për Napolin.

Pjesa e parë nuk do të përfundonte vetëm me dopietën e Osimhen. Kvaratskhelia është ai që trefishon shifrat për vendasit pranë fundit të pjesës së parë dhe dërgon ekipin në dhomat e zhveshjes me një rezultat bindës.

Pjesa e dytë nisi më qetë për Napolin pasi me një rezultat 3-0 gjërat ishin të sigurta deri në përfundim. Gjithsesi djemtë e Spallettit nuk u mjaftuan me tre gola dhe arritën të shënonin të katërtin.

Është Victor Osimhen që shënon sërish për ekipin i cili siguron hat-trickun e tij dhe fitoren e skuadrës. Me këtë fitore Napoli qëndron në krye të renditjes së Serie A me 32 pikë të grumbulluara, gjashtë më shumë se Milani që ka një ndeshje më pak. /oversport.tv Foto: SSC Napoli, Facebook

You may also like