Me pak djathë, speca të pjekur dhe erëza do të
shijoni vezët më të mira të jetës suaj. E kemi fjalën për vezët e mbushura nga
Aiba, të cilat do ja shtojnë lezetin tryezës.
Luani duart amvisa, sepse vështirë që të
rezistoni kur të njiheni me recetën.
Përbërësit
6 vezë (Aiba)
100 gr djathë i bardhë
2 speca gogozhare (të pjekur në vaj)
majdanoz
kripë
piper i bardhë
vaj ulliri
Përgatitja
1. Në një tenxhere me ujë e kripë vendosni për
të zierë vezët. Në përfundim i qëroni dhe ndani të verdhën veç, pa e dëmtuar
pjesën e bardhë të vezës.
2.Me ndihmën e një piruni shtypni të imët të
verdhat e vezëve, në një tas. I shtoni djathin, specat, majdanozin dhe kripën.
I përzieni mirë.
3. Shtoni pak piper të bardhë dhe vaj ulliri.
Mbushni të bardhat e vezëve me masën që sapo përgatitët.
4.I vendosni me kujdes në një pjatë dhe çfarë prisni? Është koha për t’i shijuar!