Vetura më e re e BMW që ndryshon tërësisht ngjyrën me një buton – Shqip

by admin
Spread the love

11:35 | 7 Janar 2022

BMW ka krijuar një model të ri shumë të veçantë.

Bëhet fjalë për veturën BMW IxM60 që ka mundësinë që ta ndryshojë ngjyrën e pjesës së jashtme të veturës me vetëm një buton, transmeton lajmi.net.

Ndryshimi i ngjyrës ndodh brenda pak sekondave, dhe funksionon në mënyrë shumë efikase.

Kjo gjë nuk bëhet fare me bojë, por me prerje mbështjellëse të formuar posaçërisht për t’iu përshtatur paneleve të trupit të SUV-së. Ambalazhi ka të njëjtën teknologji të bojës elektronike të përdorur në lexuesit elektronikë.

Ky është modeli i parë i veturave me një opsion të tillë, ku vetura me ngjyrë hiri mund të bëhet pa problem e zezë. /Shqip/


Lexo lajme interesante

You may also like