Vetura e goditi teksa po kalonte vijat e bardha: Më është thyer brinja 

by admin
Spread the love

Këngëtarja e muzikës popullore, Vjollca Haxhiu ka folur për aksidentin që i ndodhi në Tiranë teksa po kalonte vijat e bardha. Ajo tregon se ishte bashkë me mikeshën e saj, Nera Fejzullahu, bashkëshorten e Sabri Fejzullahut. 

“Unë jam një shofere e mirë, faleminderit Zotit nuk kam patur aksidente me makinë, por më ndodhi sa isha në këmbë, isha në Tiranë tre ditë para xhirimeve, isha e koncentruar në projektin, dhe isha duke ecur rrugëve në vija të bardha. 

Makinat ishin ndalur ndërsa vjen një motoçikletë dhe direkt e tek mua, unë kam shpëtuar por ka mundur të jetë më e tmerrshme, mu ka thyer një brinjë dhe këmbën e kam pak të lënduar. Më duhet të qëndroj në regjim shtrati, shoferit ia fala, për momentin e kam një brinjë të thyer por me kohë rikuperohet vetë. 

Jam e lumtur që ka kaluar ky moment, projektin e finalizova përkundër aksidentit”, ka deklaruar këngëtarja. /Botapress.info/

 

You may also like