Vetëvendosje suspendon nga pozita në parti Berat Lahun, i arrestuar në rastin Brezovica

by admin
Spread the love

Nga aksioni “Brezovica 6”, Policia e Kosovës ka arrestuar shtatë persona, njëri nga ta është edhe Berat Lahu asamblist nga VV-ja.

VV ka konfirmuar se e ka suspenduar Lahun nga partia pasi ky i fundit tashmë gjendet në paraburgim si i dyshuar për rastin Brezovica.

“Pretendimet lidhen me angazhimin e tij të mëhershëm në sektorin privat dhe nuk kanë lidhje as me angazhimin e tij aktual as me ndonjë përgjegjësi publike në kuptimin e postit publik. Deri në zbardhjen përfundimtare të këtyre pretendimeve dhe verdiktit në procesin gjyqësor që do të kryhet anëtarit Berat Lahu i suspendohet anëtarësia në subjektin tonë, vendim ky i marrë nga organet tona të brendshme përgjegjëse”, thuhet në një përgjigje të Lëvizjes Vetëvendosje për Dukagjinin.

Lexo lajme interesante

You may also like