Veteranët do t’i përgjigjen propozimit të Kurtit: Ata seancë, ne protestë!

by admin
Spread the love

Sot u raportua se propozimi i qeverisë në drejtim të veteranëve në lidhje me Ligjin e Pagës minimale i paralajmëruar nga kryeministri Albin Kurti, i është dorëzuar organizatave të dala nga lufta.

Këtë propozim Kurti e kishte paralajmëruar gjatë kohës kur qeveria po përballej me kërkesat e veteranëve në mënyrë që edhe këta të fundit të përfshihen në Ligjin për rritjen pagës minimale.

Rreth kësaj, Shqip ka kontaktuar me përfaqësuesin e OVL UÇK-së Faton Klinaku.

Klinaku ka thënë se ata atyre i është dorëzuar një shkresë të cilës, do t’i përgjigjen pasi që ta shqyrtojnë.

“E kanë shkru dje një shkresë, masdite ka ardhur edhe kur të shqyrtojmë do të përgjigjemi. Edhe pse ata pak e paskan tregu, aty flasin për një ligj të ri, edhe qëllimi ynë ka qenë edhe është që duhet të rritet paga minimale, pra edhe pensioni i veteranëve të jetë me ligj”, ka thënë ai.

I pyetur nëse kjo shkresë e qeverisë ndryshon nga qëndrimet e mëparshme të qeverisë, përfaqësuesi i OVL-UÇK-së shtoi se, qëndrimet janë thuajse të njëjta dhe se, edhe qëndrimet e organizatave të dala nga lufta po ashtu është i njëjti.

“Thuajse se janë qëndrime të vjetra, por megjithatë masi ta shqyrtojmë do t’ia kthejmë përgjigjen me shkrim. Ndërsa qëndrimi i jonë vazhdon: Ata seancë, ne protestë”, ka deklaruar Klinaku.

Duhet shtohet se Ligji për Pagën minimale i votuar para disa javësh në kuvend i cili parasheh rritjen e pagës minimale, përjashton edhe rritjen e pensioneve të veteranëve.

Ky përjashtim i veteranëve nga ky ligj, ishte edhe arsyeja e protestave të zhvilluara pikërisht nga veteranët përballë kuvendit.

Përveç veteranëve, edhe partitë politike por edhe njohës dhe ekspert të politikës kanë bërë thirrje në drejtim të shumicës-qeverisë, që veteranët të përfshihen në Ligjin për Pagën minimale.

You may also like