Vetëm zyrtarizimi kishte mbetur, Robins Gosens goditja e Intetit

by admin
Spread the love

Robin Gosens është lojtari më i ri i Interit. Anësori gjerman kaloi me sukses vizitat mjekësore në Milano mëngjesin e sotëm dhe më pas shkoi në selinë e klubit zikaltër ku firmosi kontratën e re.

Lojtari ka firmosur për 4.5 vite dhe do të veshë fanellën e Interit deri në vitin 2026. Gosens do të transferohet në Milano në formë huazimi për 18 muaj me të drejtë blerje në janar të vitit 2023.

Në total ky operacion ka kushtuar 25 milion euro dhe mund të shkojë në 28 nëse arrihen bonuse që kanë lidhje me performacën individuale ose atë të skudrës. Vetë lojtari do të përfitojë rreth 2.5 milion euro në sezon, pa përfshirë bonuset. / oversport.tv

You may also like