‘Vetëm zoti e di sa më mungon o daja Ergi’, Barbana Dini emocionon me fjalët për të vëllain

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pak ditë më parë, këngëtarja e njohur shqiptare, Barbana Dini zbuloi për të gjithë fansat e saj se është në pritje të ëmbël për herë të parë. Nëpërmjet një poze të ndarë në rrjetet e saj sociale, ajo shfaqi edhe barkun e rrumbullakosur.

Prej disa vitesh, Barbana është shpërngulur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku jeton me bashkëshortin e saj. E pavarësisht këtyre momenteve magjike në jetën e saj, duket se diçka që ka mbetur plagë e madhe në jetën e saj është vdekja e të vëllait, Ergi Dini.

Barbana e kujton vëllain e vogël herë pas here në rrjetet e saj sociale. E këtë ka bërë edhe së fundmi, teksa me një postim që lidhet me të vëllain, ka prekur zemrat e të gjithë ndjekësve të saj.

‘Askush nuk e mbushi dot boshllëkun tend o daja Ergi. Sa më mungon vetëm zoti e di’- shkruan Barbana Dini në rrjetet e saj sociale, krahas fotos së Ergi Dinit, i cili humbi jetën disa vite më parë si pasojë e një aksidenti me motorr.

You may also like