“Vetëm unë besoja tek ai”, Xavi thur elozhe për sulmuesin

by admin
Spread the love

Barcelona mposhti 1-0 Real Sociedad falë golit të Ousmane Dembele. Francezi vendosi me golin e tij sfidën e luajtur në “Camp Nou”, duke kualifikuar katalanasit në gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit.

Xavi e ka mbrojtur gjithmonë nga kritikat sulmuesin francez, madje ishte ai që insistoi më shumë se të gjithë për rinovimin e kontratës së tij. Trajneri i Barcelonës e cilëson si një ndër lojtarët më të mirë në botë 25-vjeçarin.

Që nga ardhja ime, Dembele është përmirësuar shumë. Unë shoh vuajtjen e mbrojtësve anësorë që luajnë përballë tij. Gjithmonë kam besuar tek Ousmane, e ndjeja që kishte shumë për t’i dhënë Barcelonës.

Ai u përball me shumë kritika, nuk ishin të paktë njerëzit që nuk e donin më te Barcelona. Tani e duartrokasin dhe i dhurojnë ‘standing ovation’.

Jam jashtëzakonisht i lumtur për të. Dembele është një nga më të mirët në botë në rolin e tij. Unë e di prej kohësh, sa mirë që edhe ai ka filluar ta besojë”, deklaroi trajneri i Barcelonës në lidhje me sulmuesin e djathtë.


Top Channel

You may also like