“Vetëm si t’ja bëj pa ty harrove të ma mësosh”, Mozzik humb personin e shtrenjtë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Reperi i njohur shqiptar, Mozik ka ndarë pak orë më parë një lajm shumë të trishtë për të gjithë ndjekësit e tij. Përmes një postimi në rrjete sociale, reperi ka njoftuar se ka ndërruar jetë një nga njerëzit e tij të dashur, daja i tij.

Ai ka publikuar një foto me të, teksa i dedikon edhe disa fjalë shumë prekëse dajës së tij. Mozik shkruan se ky person ky ia ka mësuar të gjitha, përveç se si të jetojë pa të, ndërsa thotë se e do shumë dhe se do i mungojë shumë.

“O dajë të gjitha mi mësove vetëm si t’ja bëj pa ty harrove të ma mësosh! Shpirtin na e dogje o daja im më i miri. Të Allahut jemi dhe te Allahu do kethehemi! Sot ka ndërruar jetë daja im, vëllai i nënës Burim Hetemi. Të dua dajë shumë, do më mungosh shumë”– shkruan Mozik në postimin e tij në rrjete sociale.

Ndërkaq kujtojmë se Getinjo, vëllai i Mozzik nuk është në dijeni të këtij lajmi të trishtë. Ai është bërë pjesë e shtëpisë së “Big Brother Vip Kosova”, ku nuk ka asnjë kontakt me botën jashtë. Tashmë mbetet për t’u parë nëse produksioni do të vërë në dijeni Getinjon për këtë lajm tragjik dhe humbjen e njeriut të zemrës.

You may also like