‘Vetëm po të më vijë ish-gruaja, dal nga Big Brother’, reagon Kejsi pas deklaratës së Stresit (FOTO)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Stresi, reperi i njohur shqiptar ka qenë në qendër të lajmeve rozë përgjatë këtyre ditëve. Ai ka vendosur të jetë një nga konkurrentët e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, duke u futur në shtëpinë më të famshme në Kosovë mbrëmjen e 5 dhjetorit.

Përpos shumë diskutimeve në shtëpi, një deklaratë e bërë nga reperi ka tërhequr shumë vëmendjen ditën e sotme. Stresi është shprehur se i vetmi person që mund ta ‘nxjerrë’ nga shtëpia është ish-partnerja e tij Keisi. “Vetëm po të më vijë ish-gruaja këtu, do kisha dalë nga “Big Brother” direkte. Harroje që ma mbush mendjen mua dhe harroje që e konkurron atë këtu”– u shpreh ai.

E për këtë deklaratë ka reaguar pikërisht Kejsi, ish-partnerja e tij. Ajo ka publikuar videon ku Stresi bën atë deklaratë, në rrjetet e saj sociale, ndërsa ka shkruar: “Njiheni edhe ju pak”. Nuk dihet se çfarë ka dashur të thotë Kejsi me këtë tekst, por kujtojmë aë dyshja kanë qenë në një marrëdhënie dashurie të gjatë me njëri-tjetrin.

Ata e kurorëzuan dashurinë e tyre edhe edhe në martesë, por rreth një vit më parë, ata i dhanë i fund marrëdhënies se tyre, pas disa ndarjesh dhe ribashkimesh. Edhe pse Kejsi është transferuar tashmë në Kanada, duket se Stresi nuk e ka harruar ish-partneren e tij, për të cilën sot, është i gatshëm të lërë…200 mijë euro!

You may also like