“Vetëm për të bardhët”, qyteti që po lulëzon në Afrikën e Jugut

by admin
Spread the love

Në Kepin Verior të Afrikës së Jugut, Orania është një qytet i cili ka vend vetëm për banorë të bardhë.

Popullsia e Orania është rritur pothuajse 10-fish, duke arritur në rreth 2,500 banorë dhe ekonomia po lulëzon.

“Ajo që përjetojmë është njohje de facto. Ju shkoni në rrugën tuaj, ju bëni gjërat tuaja, ne nuk po përpiqemi të bllokojmë ose frustrojmë askënd”, tha Carel Boshoff.

“Ne jemi nga Afrika, prandaj e quajmë veten afrikanë. Ne duam të qëndrojmë këtu, duam gjithashtu të ruajmë identitetin tonë. Tani , të ruash identitetin nuk është një impuls racist. Ne donim të ruanim identitetin tonë edhe kundër imperializmit anglez apo britanik dhe ata janë edhe më të bardhë se sa jemi ne. Shumë më të bardhë. Nuk është një gjë racore, është një lloj mbijetese”, tha Wynand Boshoff, banor.

Duke përdorur një status autonom sipas kushtetutës së pas aparteidit, banorët krijuan një qytet në pronësi private, i cili deri më tani ka pranuar vetëm të bardhët.

 


Top Channel

You may also like