Vetëm pak muaj më parë shkëlqente nën drejtimin e Ismet Munishit, magjia e dikurshme e Blend Baftiut ka humbur

by admin
Spread the love

Blend Baftiu konsiderohet si një ndër futbollistët më të talentuar të futbollit kosovar. 

Mesfushori nga Prishtina shkëlqimin e tij e arriti gjatë edicionit 2019-2020 nën drejtimin e trajnerit Ismet Munishi te skuadra e Ballkanit.

Ani pse luante si mesfushor, Baftiu tashmë 23-vjeçar ishte top-shënues i Superligës me 20 gola të realizuara.

Ai fitoi vend edhe në Përfaqësuesen e Kosovës dhe Ballkani pranoi oferta të majme zyrtare për shërbimet e tij.

Me largimin e Munishit, Blendi nisi të zbehet.

Baftiu nuk ishte ai i Munishit me trajnerin e ri Bledi Shkëmbi e as me Bekim Isufin në këtë edicion.

Ai duket se e ka humbur edhe vendin e titullarit në këtë edhe pse trajneri e ka emëruar si kapiten.

Magjistari i topit në tre ndeshjet e fundit u “gozhdua” në bankë nga Isufi.

Ai në shtatë takime është paraqitur si titullar kurse në katër ndeshje është inkuadruar nga banka rezervë ndërsa në këtë edicion ende nuk e ka realizuar asnjë gol.

Image

“Zeri.info” ka tentuar që të mësojë për gjendjen e tij duke kontaktuar Bekim Isufin disa herë.

Fillimisht ai tha se ndodhej në Greqi e herën tjetër deklaroi se duhet marrë leje në klub për të biseduar.

Image

Redaksia jonë tentoi të marrë një prononcim edhe nga protagonisti i shkrimit (Blend Baftiu), por as ai nuk u bë “i gjallë”.

Se a do ta shohim Baftiun e dikurshmëm në arenat e futbollit kosovar mbetet të shihet në javët në vijim.

Image

Ndryshe, Ballkani pas xhiros së 11 në Superligë, ndodhet në pozitën e parë me 21 pikë të mbledhura.

You may also like