Vetëm një javë para dasmës, Paris Hilton merr vendimin e papritur

by admin
Spread the love

Paris Hilton thuhet se ka ndryshuar vendin e dasmës së saj vetëm një javë para se ecë në altar me Carter Reum më 11 nëntor, sipas Page Six.

Trashëgimtarja 40-vjeçare e hotelit tani do të thotë ‘po’ në pronën e gjyshit të saj të ndjerë Barron Hilton, në Bel-Air. Më parë ishte raportuar se ceremonia luksoze tre-ditore do të zhvillohej në Kishën Good Shepherd në Beverly Hills, megjithatë një mysafir i ftuar zbuloi se planet kishin ndryshuar tani.

“Ndryshoi rreth një javë më parë. Është ndryshuar disa herë. Fillimisht, ata do të martoheshin në kishë, por ata e ndryshuan një javë para”, tha një burim afër çiftit.

Në mënyrë që të sigurohet privatësia maksimale, përveç datave të zbuluara në tetor nuk kishte vendndodhje të bërë publike edhe në ftesat të cilat u dërguan të mërkurën më 3 nëntor – gjithashtu nuk ka adresa të listuara siç thuhet.

“Ftesat e reja me email dolën të mërkurën për të konfirmuar pjesëmarrjen, por ende nuk ka asnjë adresë të listuar”, tha burimi.

Ndërsa e gjithë puna do të filmohet për serialin e ardhshëm të “Peacock series Paris In Love”, i njëjti burim tha se xhirimet nuk do të ndalen.

Një person i brendshëm kishte thënë më parë për publikimin e planeve të dasmës:

‘Ata dërguan datën. Vendndodhja nuk përfshihej, por pritja do të jetë në shtëpinë e Barron.’ 


You may also like