Vetëm një herë në vit, panairi më i kërkuar në RMV, zbritje dhe çmime fabrike nga ‘NABIZI’ Strugë

by admin
Spread the love

Qendra Tregtare ‘NABIZI’-Strugë, organizon promocion të produkteve në panairin që ndodh vetëm një herë në vit. Në këtë eveniment tregtar ofrohen produkte me çmime fabrike në të gjithë asortmanin e Qendrës Tregtare ‘NABIZI’.

Panairi që organizohet është ndër panairet më të mëdha dhe më të kërkuar në Maqedoni, është mundësi e jashtëzakonshme për të përfituar nga çmimet e ulëta të produkteve që ju nevojiten në shtëpinë tuaj si laminat, pllaka, pajisje elektronike, ngjyra, dyer, vegla pune dhe kopshtarie e shumë oferta speciale si dhe shumë argëtim.

Panairi do jetë i hapur ditën e shtunë 27.05.2023, në ambientet e qendrës tregtare ‘NABIZI’, në Strugë, gjithashtu për të gjithë ata që dëshirojnë nga ora 11:00 deri në ora 18:00 do të ofrohen dhe hamburger falas./InfoShqip.com

You may also like