Vetëm një çantë e Beatrixës kushton mijëra euro

by admin
Spread the love

Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, gjatë këtyre ditëve ka qenë një emër shumë i diskutuar në rrjete sociale e gjithashtu edhe në faqet rozë.

Ajo ditën e djeshme (e martë) u tha se është ndarë nga i dashuri i saj, aktori Donald Veshaj, me të cilin u njoftua brenda Big Brother VIP.

Kjo pasi kishte hequr nga lista e ndjekësve në Instagram, e me një postim tjetër bëri të dyshohej edhe më shumë.

Sidoqoftë, ajo pas daljes nga BBV shkoi në pushime në Dubai për të kaluar gjithë situatën që u krijua, e gjithashtu edhe marrëdhënien me artistin nga Vlora.

Derisa postoi disa fotografi të reja, Beatrix mori vëmendje me një çantë të markës Hermes.

Çanta Hermes ‘crocodile birkin’ sipas faqes Shqip Closet kap vlerën e 55 mijë eurove.

Theksojmë që jeta e shtrenjtë dhe pushimet e shumta të Trixës kanë qenë në fokus gjithnjë.


You may also like