Vetëm në Çair, mbi urë krijohet pishinë (FOTO)

by admin
Spread the love

Shiu që po bie këto ditë ka bërë që të dalin në shesh gjitha problemet infrastrukturore me të cilat ballafaqohen banorët e komunës së Çairit. Ujë në çdo lagje, rrugica në baltë në mungesë të asfaltimit, parqe të pakalueshme nga uji, ndërsa së fundmi është vërejtur se edhe tek ura afër shkollës “Liria” është krijuar një “pishinë”, shkruan InfoShqip.

Nxënësit dhe qytetarët të cilët e shfrytëzojnë këtë urë e kanë shumë vështirësi ta kalojnë atë. Parashtrohet pyetja se a janë këto pishinat në çdo lagje të premtuar nga Ganiu? Dy pishinat e vetme të cilat i kishte premtuar para katër viteve asnjëra nuk u realizua. /InfoShqip.com

You may also like