Vetëm barazim për Lyonin – Shaqirit i anullohet një gol

by admin
Spread the love

Lyoni nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë të dielën në udhëtim te skuadra e fundit në renditje, St. Etienne, duke luajtur baras, 1:1.

Në këtë takim nga minuta e parë luajti Xherdan Shaqiri. Sulmuesit të krahut madje iu anulua një gol në minutën e 45-të, pas rishikimit të situatës përmes sistemit VAR.

Golin për Lyonin e shënoi Houssem Aouar.

Lyoni mbeti me dhjetë lojtarë në fushë pasi Anthony Lopes u ndëshkua me karton të kuq.

Këtë e shfrytëzuan vendasit që shënuan në minutat shtesë të ndeshjes me Wahbi Khazri për 1:1.

Me këtë barazim Lyoni është në pozitën e dhjetë me 13 pikë. St Etienne ka katër pikë në pozitën e fundit.

You may also like